Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se po punohet për një Amnisti Penale deri në fund të këtij viti, por se është ende në fazë studimi.
“Amnistia Penale është traditë. Jemi në fazë studimi dhe analize mbi rrethant. Kur ta kemi do t’jua bëjmë me dije”, tha Manja në daljen pas mbledhjes së qeverisë.
Amnistia e fundit ka qenë në vitin 2020.
Manja tregoi dhe se është miratuar VKM-ja për dëmshpërblimin financiar të ish-dënuarëve politikë gjatë komunizmit, dhe familjes së tyre. Si edhe ndryshimet në ligjin për përmbaruesit gjyqësorë shtetërorë që synon rregullimin, riformimin dhe përmirësimin e këtij shërbimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje