Futboll

Prapaskena me stolin e Bercelonës, katalanasit po tentojnë gjermanin Flik

Ronald Koeman ka thënë se e sheh të ardhmen në stolin e Barcelonës, por së fundi është zbuluar një prapaskenë në lidhje me atë që do të udhëheqë skuadrën katalanase duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas “Espn”, drejtuesit e Barcelonës po tentojnë të rrëmbejnë gjermanin Hans Flik, trajnerin e Bajernit që do të alrgohet në fund të sezonit.

Flik deri tani duket i destinuar për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane pas Euro 2020, kur skadon kontrata e Joakim Lëv, por ai vetë i ka lënë të hapura edhe opsionet e tjera. Trajneri që fitoi gjithçka me Bajernin ka deklaruar se ka pasur kontakte vetëm me drejtorin e përgjithshëm të Gjermanisë, Oliver Bierhof, dhe se do të takohet me të sërish në javët e ardhshme.

Hans Flik. Gazeta Si, 14 maj 2021

Kombëtarja është një mundësi shumë e mirë për trajnerin e ri gjerman, por edhe Barcelona mund ta joshë atë. Katalanasit kohët e fundit nuk kanë gjetur qetësi me stolin, teksa janë ndërruar trajnerë të ndryshëm, si Valverde, Setien e Koeman, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur t’i sistemojë gjërat. Pas 2 barazimeve të fundit, Barcelona mban vendin e tretë në renditje, prapa dy ekipeve të Madridit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë