Ka përfunduar sot aventura kosovare e Klodian Duros, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e Feronikelit, pas humbjes me Dritën në fushën e kësaj të fundit. Ishte një vendim që pritej në fakt, jo vetëm për shkak të rezultateve zhgënjyese, por edhe për polemikat që ish-lojtari i Kombëtares shqiptare kishte shkaktuar në Kosovë, duke u bërë një personazh i urryer.
“FC Feronikeli konfirmon se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Klodian Duro. Duke qenë se Feronikeli u eliminua nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj kryesia e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin Klodian Duro. Feronikeli falënderon trajnerin Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e mëtejshme”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kosovar.

Duro kishte firmosur një kontratë me Feronikelin, nga e cila përfitonte jo pak financiarisht, ndaj dhe shkarkimi i tij në fakt nuk ka ardhur më parë. Ndoshta sot klubi kosovar ka marrë përsipër kostot financiare dhe ka ndërprerë kontratën me Duron, pasi nuk vazhdohej më me këto rezultate.
Përveç kësaj, gjatë kohës që ka punuar në Kosovë, Duro ka krijuar polemika të panevojshme, siç ishte rasti i deklaratës së pamatur për besimtarët myslimanë. Së fundi Duro është ndërprerë në një intervistë “live” nga një drejtues te Feronikeli, i cili i kërkoi të largohej menjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje