“Do të doja të falënderoja Premier Ligën, CPFC (Kristal Pallas), Visente Guaitën (portierin kundërshtar) dhe të gjithë ata që më lejuan të bëja atë pushim të shkurtër në mes të ndeshjes. Këto gjëra janë ato që e bëjnë futbollin të mrekullueshëm”. Ky është postimi, me anë të të cilit Uesli Fofana, futbollist i fesë myslimane i Leiçesterit, ka dashur të falënderojë ata që e ndihmuan në ndeshjen e së hënës në mbrëmje ndaj Kristal Pallasit.
Për herë të parë në historinë e futbollit anglez një ndeshje është ndërprerë për të lejuar futbollistët myslimanë në fushë, që në këtë periudhë mbajnë Ramazan, të hanë diçka me perëndimin e diellit. Në minutën e 30-të të pjesës së parë, portieri Guaita ndaloi dhe nuk e shkelmoi topin për ta rivënë në lojë, ndërkohë Fofana dhe Koujate kanë konsumuar diçka në stolat e skuadrave të tyre.
حكم مباراة ليستر سيتي × كريستال بالاس يوقف المباراة لـ يفطر لاعب ليستر الصايم 👏🏻❤️
— أثر عمار الدار يا سعود أهلها (@ShanaFraser1) April 26, 2021
Via : @if24hd_ pic.twitter.com/Rg5gG03aS1
Nuk kishte ndodhur më parë dhe gjithçka ishte fryt i një akordi mes dy klubeve dhe arbitrit Graham Skot para se të niste ndeshja. Në ndeshjen që Leiçesteri luajti më 22 prill ndaj Uest Bromuiç, trajneri i “dhelprave”, Brendan Roxhers, zëvendësoi Fofanën pas një ore lojë, duke shpjeguar se donte ta mbronte lojtarin e tij që ishte më agjerim. “Kam punuar me shumë djem të feve të ndryshme, – tha Roxhers, – të cilët janë mjaft të devotshëm, ndaj dhe përpiqem t’i mbroj dhe t’u jap forcë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje