Politike

Premtime si për parlamentaret/ Berisha në Tropojë: Rrjeti elektrik do rindërtohet, ju garantoj Autostradën e Alpeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Bajram Curri, ku prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për bashkinë e Tropojës, Besnik Dushaj. Berisha kërkoi votën për kandidatin Dushaj ndërsa u premtoi tropojanëve sfida që mund të realizohen nëse PD-ja vjen në pushtet

“Asnjë votë për Rexh Byberin. Po iu drejtohem socialistëve: më thoni pak, cili prej jush ka votuar për emërimin e tij për kandidat bashkie? Cili prej jush është pyetur? Kurrë mos votoni për ata që për hir të xhepit, ndërrojnë parti.

Çdo socialist i Tropojës është 10 herë me më shumë integritet se Rexh Byberi.

U garantoj se kësaj radhe, askush nga Biberajt nuk do e votojë.

14 maji është ditë ndryshimi i madh, hapet rruga për rrëzimin e këtij regjimi monist.

U garantoj se të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë. U garantoj se i gjithë rrjeti elektrik i fshatrave të Tropojës do rindërtohet.

U siguroj se Autostrada e Alpeve do jetë autostrada më panoramike e Ballkanit dhe Europës”, tha ndër të tjera Berisha gjatë tubimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë