Lëvizja Socialiste për Integrim premton se do të riktheje të rinjtë e larguar nga Shqipëria.
Gjatë një takimi të zhvilluar në Patos, Kryemadhi pak dha shpjegime se si, duke u fokusuar më së shumti tek shpopullimi në vend.
“Më bënte përshtypje dhe dëgjoja kryeministrin dje sesi thoshte le të ikin të rinjtë në Gjermani se do të paguhen atje më mirë. Kjo për mua është vepër penale, se të detyrosh të rinjtë dhe të rejat të largohen nga vendi i tyre, nga shtëpia e tyre, është jo vetëm një veprim antishqiptar, por është një veprim që duhet dënuar.
Shpopullimi është një veprim antishqiptar.
Se të largosh shqiptarët nga Shqipëria do të thotë të bësh një veprim antishqiptar dhe quhet një veprimtari e tillë”, i tha Kryemadhi disa të rinjve mbledhur në një shtëpi në Patos.
Kryemadhi nënvizoi se pikë kryesore e LSI do të jetë arsimimi cilësor i të rinjve.
“Ne në programin tonë pikë kryesore kemi arsimimin dhe një arsimim cilësor, që fëmijët e shqiptarëve të jenë konkurrentë në tregun e punës. I gjithë qarku i Fierit sot, pjesa më e madhe, siç është Patosi, Roskoveci, edhe Kuçova e Mallakastra, pjesën kryesore kanë naftën. Lushnja e Divjaka kanë bujqësinë. Pjesa e bregdetit të Semanit është në zhvillim turistik, apo edhe blegtoria një pjesë tjetër. Por për sa i përket sektorit të naftës, janë më shumë se 4-5 qytete të cilat jetojnë me këtë sektor. Por sot fëmijët e të gjithë banorëve nuk i çojnë më për inxhinier nafte.
Ose edhe kur janë inxhinierë nafte, ose janë të papunë, ose kanë ikur punojnë në Arabi Saudite për kompani të tjera…”, tha ajo, duke dalë më tej tek qëllimi kryesor i LSI
“…Qëllimi ynë kryesor është të ripopullojmë Shqipërinë, të rikthejmë fëmijët e shqiptarëve këtu, të rikthejmë rininë tonë.
Ne kemi qenë në Mbrostar para ca kohësh me Kejdin, në Verri, ku vetëm për shkak të inceneratorit që është ndërtuar atje, i gjithë fshati i Verrisë është shpopulluar, kanë ngelur vetëm pleqtë. Pse? Sepse të gjithë të rinjtë dhe të rejat kanë ikur për shkak sepse aty nuk ka më asnjë lloj zhvillimi e asnjë lloj perspektive për familjen”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje