Kryeministri Edi Rama premton se nga ana e mazhorancës, beteja politike në mandatin e tretë nuk do të përqëndrohet te kundërshtari.
“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë”, thotë ai.
Kryeministri reagoi përmes rrjeteve sociale pas deklaratës së Lulzim Bashës që përsëriti qëndrimin e opozitës se zgjedhjet e 25 prillit u blenë dhe u manipuluan me të gjitha format. Basha premtoi se do të vijojë betejën në të gjitha frontet për rrëzimin e atij që e quajti regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
Duke mos u përqëndruar te këto akuza të kreut të Partisë Demokratike, Rama përsërit se dora për bashkëpunim e shtrirë ndaj Bashës do të qëndrojë e tillë përgjatë të gjithë mandatit të tretë.
“Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, mbyll reagimin e tij kryesocialisti Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje