Diskutimet në seancën e parë parlamentare pas 25 prillit, ku Partia Socialiste kërkoi mbështetjen e opozitës parlamentare për shkarkimin e Metës, nga Presidenca nuk përbëjnë lajm.
“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me zero opozitë”, thotë zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
Në vend të kësaj, Presidenca është e përqendruar te hapja e kutive dhe rinumërimi i votave.
“Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, shkruan Blushi.
Vetë Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si “shashkë” të mazhorancës nismën për shkarkimin e tij. Ai thotë se qëllimi i kësaj shashke është heqja e vëmendjes nga problematikat e mëdha të zgjedhjeve të 25 prillit dhe procesi për rinumërim dhe transparencë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje