Politike

Presidenti austriak: Shqipëria të ndjekë udhëzimin e BE për pasaportat e arta

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi konferencë të përbashkët për shtyp me homologun austriak Alexander Van der Bellen.

Gjatë fjalës së tij, Begaj tha se Shqipëria dhe Austria kanë një partneritet të veçantë.

Nga ana e tij presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen tha se në takimin me presidentin Bajram Begaj, në fokus ishte reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi ekonomik.

 “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falënderoj president për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare.

Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të madhe të miqësisë Shqipëri-Austri.

Diskutuam me Begajn se si mund të rrisim më shumë bashkëpunimin mes 2 vendeve.

Agjencia austriake për zhvillim është prej 3 vitesh aktive në Shqipëri dhe që ka ndikuar në reformën në drejtësi. Dy ministrat e drejtësisë po nënshkruajnë deklaratë për forcimin e shtetit të së drejtës. Kemi bashkëpunim dhe në fushën e arsimit. Shkolla austriake në Shkodër gëzon reputacion shumë të mirë. Është një HTL me pikë të fortë informatikën dhe shkencat e komunikimit dhe s’është për tu habitur që është pranuar kjo gjë. Austria e mbështet edhe këtu Shqipërinë. Forcon ofertën me punonjës të kualifikuar që është temë në mbarë Europën. Për të intensifikuar më shumë marrëdhëniet jam i nderuar që do hapim forumin ekonomik”, tha ai.

Sa i përket pasaportave të arta, Presidenti austriak tha se Shqipëria do të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane.  

“Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë