Politike

Presidenti Begaj: Sfida flagrante e Rusisë ndaj ligjeve, lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Në një reagim në Twitter, Begaj shprehet se dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë.

“Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë