Politike

Presidenti Begaj thërret Këshillin e Sigurisë, në fokus prioritetet e 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar më datë 23 Janar.

Tema e diskutimit do të jetë analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023

“Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve.  

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë