Politike

Presidenti Erdogan pritet me ceremoni shtetërore në Rinas dhe nën masa të rrepta antiCOVID

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është pritur në një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama sapo ai zbriti në Aeroportin e Shqipërisë me një orë vonesë nga orari i parashikuar.

Pas përshëndetjes së rastit, në këmbët e avionit nga ku presidenti turk zbriti, u  kënduan himnet e dy shteteve. 

Më pas Presidenti turk është përshëndetur me ministrat e kabinetit qeveritar, të gjithë të pajisur me maskë, ku u shmangën shtrëngimet e duarve si pasojë e pandemisë.

Ata e kanë përshëndetur presidentin turk me dorë në zemër një xhest ky reciprok

Më pas Presidenti Erdogan dhe kryeministri  Rama u nisën të vizitojnë banesat e rindërtuara në Laç, një financim i qeverise turke.

Mbasdite pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes të dyve.

Vizita e Presidentit turk do të përfundojë në orën 18.00 të mbrëmjes, pas një fjale të rastit që ai do të mbajë edhe me fillimin e sesionit të ri parlamentar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë