Futboll

Presidenti i Bajernit përgënjeshtron 25 milionë eurot për trajnerin Nagelsman

Lajmi se Bajerni i Mynihut pagoi 25 milionë euro për t’i marrë Lajpcigut trajnerin Julian Nagelsman, i cili tashmë ka firmosur me bavarezët, bëri menjëherë xhiron e botës. U duk shumë e çuditshme të paguhej një shumë e tillë nga një klub, që di t’i bëjë mirë llogaritë dhe aq më tepër që stolin e tij e lakmojnë edhe emrat më të njohur të trajningut.

Por gjithçka është hedhur poshtë nga presidenti i Bajernit, Herbert Hainer, i cili ka përgënjeshtruar shifrën e 25 milionë eurove. “Duhej të gjenim një akord me Lajpcigun, sepse Nagelsman kishte kontratë me të, – ka shpjeguar Hainer në një intervistë për “Abendzeitung”. – Nuk duhet t’i besoni shifrat që qarkullojnë. Bajerni është një nga ekipët më të mirë në Europë dhe ka nevojë për një trajner të nivelit të lartë. Ne ia dolëm, duke firmosur me Julianin”.

Herbert Hainer, presidenti i Bajernit. Gazeta Si, 30 prill 2021

Nagelsman do të pasojë në stolin e Bajernit Hansi Flik, trajnerin që fillimisht u emërua i përkohshëm, pas largimit të Niko Kovaç, dhe më pas fitoi gjithçka në krye të bavarezëve. Flik pritët të marrë drejtimin e kombëtares gjermane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë