Zhan Mishel Aulas, presidenti i Lionit, i njohur për qëndrimet e tij të forta, ka thënë së fundi për “RTL” se kampionatet kombëtare duhet të jenë përparësi në raport me kompeticionet europiane. Ai ka theksuar se edhe pse ka kosto të lartë, është mirë që të anulohen Championsi dhe Europa League këtë sezon, që të mbyllen kampionatet.
“Nëse duam ta shpëtojmë kampionatin francez, duhet ta përfundojmë para datës 30 gusht, madje edhe me stadiumet me dyer të mbyllura, pa tifozë. Nëse është e nevojshme, le të heqim dorë nga Champions League dhe kupat e tjera ndërkombëtare. Nuk mund ta zgjatim këtë sezon për gjithë verën, sepse do të kishte ndikim negativ në sezonin e ardhshëm, që është shumë i rëndësishëm për të drejtat televizive”, është shprehur presidenti i Lionit, Aulas.

Kreu i klubi francez ka mbajtur këtë qëndrim, edhe pse skuadra e tij e ka fituar ndeshjen e parë në Champions League ndaj Juventusit dhe ka shanse për kalimin e turit. Në fakt, edhe UEFA, në mbledhjen e saj të fundit, për të shpëtuar kampionatet kombëtare, vendosi të spostonte Europianin për vitin e ardhshëm. Megjithatë, institucioni që drejton futbollin europian është i angazhuar maksimalisht edhe për mbylljen e Championsit dhe Europa League, që me situatën aktuale duket e vështirë të ndodhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje