Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, pësoi thyerje të lehta në këmbë derisa po luante me një nga qentë e tij të dielën.
Mjeku i tij tha se atij mund t’i duhet të mbajë një “çizme mbrojtëse” për disa javë.
Zyra e zotit Biden tha se ai rrëshqiti të shtunën, ndërsa të dielën presidenti i zgjedhur 78-vjeçar nga radhët e Partisë Demokratike, bëri një incizim me rreze rëntgen.
Mjekët fillimisht menduan se ai kishte ndrysur kyçin e këmbës, por urdhëruan megjithatë një kontroll më të hollësishëm.
Mjeku i tij personal, Kevin O’Connor, tha se “një skanim shtesë nxori në shesh se ai kishte pësuar thyerje të lehta në këmbë”.
Pas fitores ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Joe Biden do të jetë personi më i moshuar ndonjëherë që merr detyrën kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Shëndeti i tij ka të ngjarë të ndiqet nga afër si nga aleatët ashtu edhe nga kundërshtarët.
Presidenti Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe po konteston rezultatet në gjykatë, i uroi zotit Biden shërim të shpejtë nëpërmjet një postimi në rrjetin twitter. (VOA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje