Bota

Presidenti Macron qëllohet me shuplakë (video)

Dy persona janë arrestuar pasi Presidenti francez Emmanuel Macron u qëllua me shuplakë nga një burrë ndërkohë që ecte së bashku me një turmë në rajonin e Drome në Francën juglindore.

Mediat franceze publikuan një video e cila tregon një burrë me bluzë të gjelbër, me syze dhe një maskë duke thirrur “Poshtë Macronia” (“A Bas La Macronie”) dhe duke i gjuajtur presidentit me shuplakë.

Stafi i sigurisë së Macron ndërhyri shpejt për ta rrëzuar agresorin njeriun në tokë dhe duke e tërhequr Macron larg tij.

Stafi i Macron konfirmoi se një burrë kishte bërë përpjekje të sulmonte Macron.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë