Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot ligjin për marrëveshjen me kompaninë “Pfizer”, për furnizimin me vaksinat anti-Covid.
Marrëveshja mes “Pfizer”, Ministrisë së Shëndetësisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, ka të bëjë me blerjen e 500 mijë vaksinave.
DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr.102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga “Pfizer Export B.V.” dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.
Nr. Dekretit 13266
Tiranë, më 12.10.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje