Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor gjatë Forumit Strategjik të “Bledit” që po mbahet në vendin e tij u shpreh se Bashkimi Europian duhet t’i kthejë sytë dhe t’i kushtojë rëndësi të veçantë Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së integrimit.
“Procesi nuk është më politik, situata është kthyer në një shqetësim moral për BE-në. Maqedonia ka bërë gjithçka dhe çfarë ka marrë? Asgjë. Integriteti i BE-së po sfidohet rëndë.
Zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin, por një përpjekje e përgjithshme për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të mbetet përparësi. Bosnja përbën një sfidë të posaçme për një sërë arsyesh.
BE ka kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë me zgjerimin drejt BE-së në mënyrë intensive” tha ai.
Ai thekson që nismën “Open Balkan” e ka mbështetur që në nisjen në Novi Sad dy vite më parë dhe e sheh si potencial të madh për rritjen ekonomike, sociale dhe karakterin tërheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Forumi Strategjik i Bled i ka kushtuar tradicionalisht vëmendje Ballkanit Perëndimor, ky vit nuk përbën përjashtim. Tema kryesore është e ardhmja e Europës. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe duhet të angazhohet në diskutimet për të ardhmen e saj.
1-Në përfitim të BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse gjithë vendet e Ballkanit do të anëtarësohen sa më shpejt. Vonesa apo shtyrja e zgjerimit mund të sjellë pasoja të paparashikuara e padëshiruara për dy palët.
2-Interesi gjeopolitik në zgjerimin e BE është i ndërsjelltë. BE ka apo duhet të ketë interes gjeopolitik në zgjerimin e rajonit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë interes për t’u anëtarësuar.
3- Përgjegjësia për zgjerimin është e ndërsjelltë. BE duhet të këmbëngulë me vullnet të fortë për zgjerimin e tij drejt Ballanit, si përparësi, dhe vendet e rajonit duhet të dëshmojnë gatishmëri, të përqafojnë vlerat themelore të BE e të zgjidhin konfliktet.
4- Zgjerimi i BE është po kështu e më tepër duke u bërë çështje kohe. Ritmi i ngadaltë ka 4 pasoja negative, qoftë për vetë unionin apo vendet.-shtoi Pahor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje