Marrëveshja tregtare post-Brexit është firmosur mëngjesin e së mërkurës nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Për Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit BE-MB , u deshën muaj me radhë që të gjendej një konsensus mes palëve.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e KE nënshkruajnë në emër të Bashkimit Evropian. Më pas, marrëveshja do të “niset” për në Londër me avionin e Forcave Ajrore Mbretërore, ku do të firmoset nga kryeministri Boris Johnson në emër të Britanisë së Madhe.
Udhëheqësit evropianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë ose si një moment me “rëndësi historike”, një “moment historik i rëndësishëm”, ose “një hap i madh përpara”.
Pavarësisht nga marrëveshja, ndryshimet në marrëdhënien aktuale do të hyjnë në fuqi më 1 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje