Politike

Prezantimi i ambasadorëve, deputetët e PD zyrtare tjetër qëndrim nga ata të Berishës

Ndryshe nga deputetët e “Rithemelimit” ata të PD-së zyrtare kanë një qasje të ndryshme ndaj emrave për ambasadorë që po diskutohen në komisionin e jashtëm parlamentar.

Tritan Shehu deklaroi të premten se lista është me emra politike që shkelin ligjin për diplomacinë dhe se nuk kanë minimumi 10 vjet në trupin diplomatik.

Deputeti i PD-së zyrtare Kreshnik Çollaku vlerësoi kandidaturën e Ervin Bushatit ish-deputetit dhe kryetarit të PS-së për Tiranën i cili emërohet ambasador i Shqipërisë në SHBA. Të njëjtën qasje ai kishte edhe ndaj ambasadores së emëruar nga Xhaçka për në Turqi, Blerta Kadzadej

“E përshëndes emërimin e Bushatit… Sfida është nëse do jetë ambasadori i një pale, apo në funksione të detyrës që ka, do thosha të njëjtën gjë edhe për zonjën Kadzadej. Ju keni shërbyer në sektorin e konsullatës prej vitesh, por ju po shkoni ambasadore në një ndër vendet më të rëndësi strategjike për Shqipërinë. Ke një detyrë shumë të madhe, për ti shërbyer interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve…”, tha Çollaku duke iu drejtuar edhe kandidaturës tjetër për ambasadore ne Turqi që prezantoi programin të hënën në komision.

Ambasadorët e rinj

Ridi Kurtezi, Emiratet e Bashkuara

Zhaklina Peto, Mali i Zi

Aida Sakiqi, Gjermani

Ervin Bushati, SHBA

Ilir Gjoni, NATO

Vasilika Hysi, Kombet e Bashkuara Gjeneve

Meri Kumbe, Izrael

Fatmir Velaj, Austri

Blerta Kadzadej, Turqi

Majlinda Frangaj, Vatikan

Mustafa Nano, Zvicer

Uran Ferizi, Britania e Madhe


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë