Politike

Prezantimi i kandidatit të PD për kryetar bashkie/ Grida Duma: Do t’i japim Durrësit fitoren!

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e Bashkisë së Durrësit Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Nënkryetarja e PD Grida Duma, në fjalën e saj tha se Partia Demokratike sot hap fushatën me mbështetjen e më të mirëve dhe më qëndrestarëve. Në mbështetje të kandidatit të PD-së, Duma është shprehur se ‘beson që durrsakët do të bëjnë zgjedhjen e duhur’.

“Të gjithë bashkë do t’i japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura. Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve, por edhe i ka ofenduar. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës. Do të shikojmë se asgjë nuk do ta ndalë rezultatin këtë herë. Kam bindjen që e nisim këtë fushatë me të gjithë motorët ndezur. I urojmë suksese Zotit Hoti, do të na ketë të gjithëve këtu për t’i treguar që jemi krejtësisht të hapur, kjo është forca jonë më e madhe. Nuk jemi peng, do të arrijmë atë. Për mua boll është mbajtur peng kjo bashki”, është shprehur ndër të tjera Duma.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë