Rend dhe Ligj

Prezatoheshin si punonjës policie, arrestohet 42-vjeçari dhe procedohet një tjetër

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar dhe ka proceduar një tjetër pasi akuzohen se përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie.

Policia thotë se është vënë në pranga Julian Muça, 42 vjeç, banues në Tiranë si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë