Bota

Priftërinjtë francezë abuzuan me 216 mijë fëmijë që nga viti 1950

Rreth 216 mijë fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë që nga viti 1950, thotë kreu i një paneli që heton abuzimet nga anëtarët e kishës.

Jean-Marc Sauvé i bëri komentet pasi një raport i gjatë u publikua dhe që akuzonte për abuzim seksual  Kishën Katolike Franceze.

Raporti u bazua në arkivat e Kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me viktimat.

Një raport i tillë u urdhërua nga Kisha Katolike Franceze në 2018, pas një numri skandalesh në vende të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë