Politike

Primaret / Salvador Kaçaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Lezhës: 5 arsye pse garoj

Ish-Kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, ka zyrtarizuar kandidaturën për primaret e Lezhës.

“Për të kërkuar votat tuaja në primaret historike, realizuar nga Partia Demokratike unë bazohem në një pafundësi arsyesh, që më lidhin me qytetin tonë të Lezhës.

1. Eksperienca ime 4 vjeçare në drejtimin e Komunës së Shëngjinit.

Të gjithë lezhjanet e dine se me një punë kolosale ne arritëm ta kthejmë Shëngjinin në perlë të turizmit bregdetar, jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi por për mbarë Europën.

2.   Lezha është gjithçka për mua. Në këtë qytet u linda, kalova fëmijërinë dhe rininë. Në Lezhë unë kam shoqërinë dhe miqësinë e vërtetë që buron prej gati gjysmë shekulli me elementet më të bukur njerëzor.

3.   Me deformimet që po vuan qyteti ynë në këto vite të Rilindjes, me Bashki te vjedhur politikisht dhe të drejtuar keq, perla e veriut të Shqipërisë, nëpërmjet administrimit serioz duhet të ndryshojë gjithçka.

Ky ndryshim fillon që nga punësimi, rritja e të ardhurave, stimulimi i prodhimit, infrastruktura, sistemi arsimor dhe shëndetësor, ndihma për pensionistët dhe familjet në nevojë, e deri tek lidhjet me jashtë nëpërmjet binjakëzimit e bashkëpunimit.

Ne jemi qytet – port i rëndësishëm, por i nënvlerësuar, i lënë në harresë qëllimisht nga politikat antikombëtare të Qeverise Rama.

4. Mungesa e vëmendjes ndaj Lezhës dhe keqmenaxhimi i Rilindjes në këto vite të pushtetit totalitar, ka sjelle largimin e mijëra njerëzve, kryesisht të rinj.

5. Qyteti jonë i Lezhës ka nevojë për një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në administrimin e pushtetit lokal por edhe në sport…”, tha Kaçaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë