Bota

Princi Charles infektohet sërish me Covid 19

Gazeta Si – Princi Charles i Britanisë së Madhe ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe është izoluar menjëherë për të shmangur kontaktin me njerëzit e familjes.

Lajmi është bërë publik nga “Clarence House”, rezidenca zyrtare e Charles. Princi i Uellsit, kishte rezultuar pozitiv më herët edhe në mars 2020.

“Madhëria e tij mbretërore, i vjen thellësisht keq që nuk mund të marrë pjesë në ngjarjet e sotme në Winchester dhe do të përpiqet të riplanifikojë vizitën e tij sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një mesazh të postuar në rrjetet sociale të djalit të madh të Mbretëreshës Elizabeth.

Në Britani, u konfirmua pozitiv me Covid edhe kryeministri laburist në krye të pushtetit vendor në Uells, Mark Drakeford, i cili ndodhet në izolim.

Ndërkohë, e gjithë Europa mbetet në ngjyrë të kuqe të errët, niveli më i lartë i infektimit dhe rrezikut për Covid 19. Kjo është ajo që del nga harta e re e përditësuar nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Ecdc) e publikuar këtë të enjte, në të cilën nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me kornizën e një jave më parë.

Në përditësimet më të fundit, harta ndikohet jo vetëm për përhapjen e virusit dhe incidencën e rasteve pozitive në teste, por edhe në bazë të depërtimit të vaksinës. Harta ECDC-së mbulon vendet e BE-së dhe EJL (Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë