Bota

Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare

Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Philip, ka ndërruar jetë sot në moshën 99 vjeç. Lajmi u bë i ditur nga Pallati Buckingham, duke theksuar se Duka i Edinburgut ishte “forca dhe shpalluta” e Mbretëreshës së Anglisë.

I njohur për sensin e tij të humorit dhe herë pas here gafat e diskutueshme, ai ishte Princi me shërbimib më të gjatë në historinë britanike. Martesa e tij me Mbretëreshën Elizabeth zgjati 74 vjet dhe çifti festoi 70 vjetorin e tyre në vitin 2017. Gjatë kohës në detyrë, Princi Philip kreu mijëra angazhime solo dhe qindra udhëtime jashtë shtetit. Duka i Edinburgut lindi në ishullin e Korfuzit më 10 qershor të vitit 1921 dhe jetoi gjatë pjesës më të madhe të rinisë së tij në Danimarkë dhe Greqi.

Ai u bashkua me Marinën Mbretërore si kadet në vitin 1939, duke shërbyer në Luftën e Dytë Botërore. Kur ishte vetëm 17 vjeç ai u bashkua me luftanijen HMS Valiant, e cila luftoi pranë brigjeve të Greqisë. Ai pastaj u gradua në nën-toger dhe u emërua në shkatërruesin në vitin 1942 dhe u bë Toger i Parë i anijes në moshën 21 vjeç. Besohet se ai u takua me Princeshën e atëhershme Elizabeth gjatë një vizite mbretërore në Kolegjin Detar Dartmouth në vitin 1939.

Në korrik të vitit 1947 u njoftua fejesa e tyre, e cila erdhi në ditëlindjen e 21-të të Mbretëreshës dhe katër muaj më vonë, më 20 nëntor, ata u martuan në Abacinë e Westminsterit. Ishte një ngjarje e madhe që solli entuziazëm në të gjithë botën, në një kohë vështirësish pas luftës.

Princi Philip fitoi dashurinë e publikut me shakatë e tij gjatë viteve në detyrë, por ishte tepër aktiv në jetën publike. Ai ishte president ose thjesht një anëtar i mbi 780 organizatave, por ndoshta trashëgimia e tij më e madhe qëndron në çmimin Duka i Edinburgut. Programi i tij për të rinjtë është hapur në më shumë se 140 vende dhe territore.

Spekulimet e para për vdekjen e tij shkaktuan në maj të vitit 2017, kur stafit të pallatit iu tha që të mblidheshin për një njoftim megjithatë edhe Princi njoftoi se po tërhiqej nga jeta publike.

Në gusht ai kreu angazhimin e tij të fundit solo publik në një paradë të marinës mbretërore.

Ai kreu një total prej 22,219 angazhimesh solo dhe stafi i Pallatit Buckingham ka llogaritur se ai ka kryer 637 vizita solo shtetit në 143 vende, mbajti 5,496 fjalime si dhe ka gjetur kohë për të shkruar 14 libra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë