Lajme

Prishet hoteli në qendër të Tiranës (foto)

Një tjetër ndërtim po shembet në kryeqytet. Bëhet fjalë për një objekt të ndërtuar shumë vite më parë përballë 15-katëshit.
Kryebashkiaku Veliaj në një postim në “Facebook” e cilëson si çibanin e fundit që po prishet në Tiranë pas pastrimit të Lanës dhe Parkut Rinia në kohën e Ramës. Në vendin që ndodhej hotel Vjosa që po shembet, do t’i hapet rruga stacionit të autobusit
“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skënderbej për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit”, shkruan Veliaj në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë