Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione në energjinë ruse, siç është nafta dhe gazi, “herët a vonë”, teksa blloku po përgatitet të rrisë presionin ndaj Moskës, pas raportimeve për mizori të luftës të kryera në Ukrainë nga trupat ruse.
“Mendoj se masat mbi naftën dhe edhe gazin do të duhet të ndërmerren herët a vonë”, tha Michel para Parlamentit Evropian më 6 prill.
Michel u bëri thirrje ligjvënësve evropian që të shqyrtojnë sanksione të tilla, që do të shënjestronin burimin kyç të të ardhurave të Moskës, pas raportimeve se “krime të luftës” janë kryer nga trupat ruse në qytetin ukrainas, Buça ku “që dëshmon se brutaliteti rus kundër popullit të Ukrainës nuk ka kufi”.
Që prej se trupat ruse u tërhoqën javën e kaluar nga qytetet dhe fshatrat përreth Kievit, videot e publikuara dhe mediat kanë raportuar se në këto zona janë parë civilë të vrarë nga trupat ruse, të shtrirë nëpër rrugë. Disa prej viktimave kanë pasur duart e lidhura pas shpine.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë pritet te vendosin sanksione të reja më të ashpra ndaj Rusisë të mërkurën, një lëvizje që ka për qëllim të rrisë izolimin ekonomik dhe teknologjik të Rusisë si ndëshkim për sulmet e saj ndaj civilëve në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje