Lajme

Priten reshje bore, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar këtë të martë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Rekomandohet që në segmentet Librazhd-Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë të qarkullohet me goma dimërore apo edhe me zinxhirë gjatë natës për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe pritjes së reshjeve të dëborës në zonat malore.
Në fund, ARRSH u bën apel përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që u njoftua, të respektojnë Patrullat e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë