Tomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare, u kthye titullar me Lacion pas 4 muajsh. Ai luajti në fitoren 1-0 ndaj Parmës dhe me paraqitjen e bërë ka hedhur seriozisht kandidaturën për t’i marrë vendin Reinës edhe në derbin e fundjavës ndaj Romës.
Mediet italiane, duke iu referuar “LazioNews24”, shkruajnë se Strakosha ka merita veçanta për fitoren e fundit të Lacios, pasi me pritjet e tij të rëndësishme e mbajti skuadrën në lojë. Portieri kuqezi arriti të neutralizonte gjuajtjet e Brunetës, Galiolos dhe Hernanit, duke e mbajtur rrjetën të paprekur.

Ishte një provë e kaluar me sukses dhe tani pritet që Strakosha të jetë në fushë nga minuta e parë edhe në derbi për të fituar qëndrueshmëri në lojë. Kontrata e portierit shqiptar me Lacion skadon në fund të sezonit dhe deri tani është folur për largimin e tij. Megjithatë, ka ende kohë dhe situata mund të ndryshojë, sidomos pas mbrëmjes ndaj Parmës dhe nga ndonjë surprizë e bukur në derbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje