Politike

Probleme me pajisjet elektronike të identifikimit, KQZ: Procesi të vijojë manualisht

Gazeta Si – Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi firmos urdhrin që të vazhdohet procesi votimit në Qendrat e Votimit ku nuk punon pajisja PEI, ku gjithçka do të kryhet manualisht.

Ishte Sekretari për Çështjet Ligjore në PS Eridian Salianji i cili i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi.

“Të nderuar Anëtar të Komisionit Rregullator, I nderuar Z.Komisioner, Sot në datë 14 maj 2023, në orën 07.00 ka filluar procesi I votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dt. 14 maj 2023. Për sa më sipër, bazuar në Kodin Zgjedhor, kërkojmë nga na Juaj, marrjen e masave të menjëhershme për vijimin e votimit në këto qendra votimi ku pajisja PEi nuk funksionon, duke urdhëruar fillimin e menjëhershëm të votimit”, deklaroi Eridian Salianji.

Më herët, problemi me pajisjen bëri që edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi të mos votojë.

Ai iu drejtua qendrës e tij të votimit te shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” që në orën 07.00 të mëngjesit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mundi të votojë në qendrën e votimit te shkolla Dëshmorët e lirisë, për shkak të një problemi në pajisjen elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë