Futboll

Probleme për Jerome Boateng, ish bashkëshortja e akuzon për dhunë

Një rast me elemente të veprës penale “Dhunë në familje” ka ndodhur në botën e futbollit. Jerome Boateng do të duhet të paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave të dëmtimit dhe keqtrajtimit të ish-partneres dhe nënës së dy fëmijëve të tij. “Suddeutsche Zeitung” ka zbuluar se mbrojtësi i Bayern, prej kësaj jave, është nën hetim, pasi ish-bashkëshortja, ka bërë një denoncim për dhunë dhe kërcënim me jetë.

Gjykata e Mynihut ka ngritur një aktakuzë ndaj mbrojtësit, i cili do të duhet të përgjigjet publikisht për këtë çështje. Media gjermane raporton se ajo e ka akuzuar lojtarin se ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike ndaj saj gjatë vitit të fundit. Marrëdhënia e tyre e tensionuar vazhdon prej 10 vjetësh, por që prej 8 vitesh ata janë bërë prindër të dy vajzave binjake, për kujdestarinë e të cilave do të marrë gjykata një vendim përfundimtar. Kjo nuk është hera e parë që lojtari gjerman përballet me akuza të tilla, pasi edhe ne 2015 është akuzuar për dhunë bashkëshortore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë