Politike

Proçesi i Berlinit, Soreca: Nevoja për zgjerimin e BE-së më e madhe se kurrë nisur nga ndryshimet gjeopolitike

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, tha se Ballkani Perëndimor është tashmë në Bashkimin Europian. Duke folur në konferencën parlamentare mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, Soreca tha se për shkak të luftës në Ukrainë, situata gjeopolitike ka ndryshuar dhe se nevoja e zgjerimit të BE nuk ka qenë kurrë më e madhe se tani.

“Në zinxhirin e takimeve që kemi organizuar për Procesin e Berlinit, ky takim ka një rëndësi të veçantë për ne. Është shumë e rëndësishme që ministrat dhe drejtuesit e shteteve të takohen, por edhe anëtarët e parlamenteve të rajonit të takohen dhe të tregojnë unitetin e tyre dhe të dalin me deklarata të përbashkëta me të njëjtin zë. Ballkani është pjesë e BE, se ndryshimet gjeopolitike me mënyrën se si Rusia e sheh Ukrainë i ka fokusuar të gjitha mendjet në Bruksel. E ka rritur mendjen, kurrë s’ka qenë më e madhe se tani për zgjerimin e BE. Është një çështje e lartë strategjike për sigurinë në BE. Shpresojmë që të përgatitemi për samitin e Ballkanit perëndimor që në mes të dhjetorit do zhvillohet në Bruksel. Siç e thashë, në këtë kontekst procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm se është një platformë që rajoni të punojmë më shumë për reformat, projektet e integrimit, presim që samiti të hënën të arrijë rezultat sa më praktik në disa fusha, transporti, axhenda dixhitale, transporti, energjia dhe tregu i përbashkët. Shqipëria meriton merita si një nga vendet e para që ka marrë përsipër drejtimin”, tha Soreca.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu tha se të hënën në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të nënshkruhen marrëveshje të reja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Të dielën Von der Leyen do jetë në rajon. Do takohemi të hënën, disa marrëveshje do nënshkruhen të hënën. Një marrëveshje e re që është përgatitur dhe është gati për tu nënshkruar, do ti shtohen edhe tre profesione. Nga 1 tetori jemi duke drejtuar reduktimin e tarifave e roaming, qytetarët do paguajnë më pak, por për ne ka një kuptim simbolik, do të thotë që njëri nga këto ushtrime ku fuqia e bashkëpunimit, gjërat ecin para. Ballkani po jep një shembull, po jetojmë në kohëra të pasigurta. Jemi rajon që kemi miqësi, konflikte, por përpiqemi të bëjmë maksimumi për këtë proces. Ne duhet të bëhemi bashkë dhe të jemi më të mëdhenj”, u shpreh Bregu.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, tha gjithashtu se të hënën priten rezultate konkrete nga Samiti.

“Në aspektin politik të jemi të bashkuar dhe të shohim para, se është e vetmja mënyrë se si ky rajon mund të ecë dhe të integrohet. Duhet të lërë mbrapa narrative politike. Dy vite më parë u krijua një zonë e lirë romaning, që nga 1 tetori patëm uljen e tarifave. Për të sjellë edhe një shembull domethënës, korridoret e gjelbra që ishin jetike gjatë pandemisë për të mbajtur gjallë tregtinë, marrëveshjet që u mundësojnë njerëzve të udhëtojnë më lehtë. Javës tjetër do i bashkohen edhe rezultate e samitit të datës 16 tetor. Hera e parë që mbahen në rajon, do dalë me rezultate konkrete. Padyshim kanë nevojë për përfshirjen e parlamenteve. Kuvendi i Shqipërisë ka një ekspertizë shumë të mirë. Do japin rezultate konkrete dhe do përmirësojnë arritjet e procesit të Berlinit”, tha Hasani.

Konferencë synon të dërgojë përpara gjithë marrëveshjet në nivel parlamentar duke përfshirë gjithnjë e më shumë rolin e shoqërisë civile dhe jo vetëm në procesin e integrimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë