Fushata e vaksinimit të Joe Biden në SHBA, po vazhdon me shpejtësi, me 39% të popullsisë amerikane që kanë marrë të paktën një dozë dhe 25% janë imunizuar, megjithatë, infeksionet në Shtetet e Bashkuara kanë filluar të rriten përsëri: nëse në javën e fundit, vdekjet ranë me 2.6% në të gjithë vendin, rastet u rritën me 3% dhe shtrimet në spital me 3.5%.
Të shtunën më 17 prill, infeksionet e reja arritën në 52,391, 45,497 shtrime në spital dhe 674 viktima: krahasuar me dy javë më parë, rastet u rritën me 8% dhe shtrimet në spital me 9%, vëren gazeta “The Guardian”.
Infeksionet po rriten veçanërisht në Miçigan, ku guvernatori demokrat, Gretchen Whitmer, kishte zbatuar kufizimet më të vështira në vend që nga marsi i vitit të kaluar, ndërsa në këtë fazë të dytë, ai është përqendruar mbi të gjitha tek vaksina: rezultati është që të premten, shteti , ku 23% e popullsisë u vaksinuan, raportoi 8,955 infeksione, dita e dytë më e keqe që nga fillimi i pandemisë.
Ekspertët po bëjnë thirrje për kufizime të reja, por guvernatori ka zgjedhur një qasje të re, duke apeluar ndaj stresit pandemik të pësuar nga qytetarët dhe duke iu nënshtruar presionit nga konservatorët që kanë kërkuar që ekonomia të marshojë nga fillimi.
Situata të ngjashme po ndodhin në Meriland, Washington State ose Pensilvani, ku infeksionet praktikisht janë dyfishuar në krahasim me një muaj më parë dhe shtrimet në spital u rritën me 16% në vetëm dy javë.

Buletini mjekësor i Pensilvanisë – ku 43% e popullsisë morën të paktën një dozë vaksine dhe 26% të dyja – është ndër më të negativët në Amerikë, në raport me popullsinë.
Çfarë e shkakton valën e re?
Kjo valë e re në të gjithë vendin, dyshohet të ketë ardhur nga rritja e udhëtimeve, një relaksim i kufizimeve dhe mbi të gjitha, zyrtarët shëndetësorë federalë dhe shtetërorë, e argumentojnë me përhapjen e varianteve më ngjitëse: në veçanti B.1.1.7, i gjurmuar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe besohet të jetë 60% më ngjitës sesa origjinali, i cili tani do të ishte më i përhapuri në Shtetet e Bashkuara.
Miçigan, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, do të ishte në origjinë të 57% të infeksioneve, në Pensilvani prej 28%, në Tenesi deri në 60%: varianti, megjithatë, është shumë i përhapur në të gjitha shtetet më të prekura, si Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku arrin 30%.
Në Pensilvani, sekretari i përkohshëm i shëndetësisë, Alison Beam i tha gazetës “New York Times”, se shteti nuk ka ndërmend të vendosë bllokime të reja, por vetëm po fton qytetarët të mbajnë maska, të praktikojnë distancimin fizik dhe të vaksinohen.

“Spitalet tona nuk janë të mbingarkuara për momentin dhe nuk presim që të jenë”, – tha Beam. Në Filadelfia, për shembull, me heqjen e kufizimeve në gjashtë javët e fundit, rastet kanë filluar të rriten përsëri, me shtrime në spital, veçanërisht në grupmoshën 45-64 vjeç, por Departamenti i Shëndetit Publik të qytetit, nuk ka në plan të prezantojë kufizime të reja, përveç nëse të dhënat ndjekin këtë trend për një muaj tjetër: në atë pikë, shpjeguan ata, do të shqyrtohet nëse do të vendosen kufizime të reja për të ulur nivelin e mbingarkesës së spitaleve.
Llogaritjet dhe rreziqet
Në bazë, mund të ketë një përllogaritje: nëse vdekjet bien, duke vaksinuar të moshuarit, është e mundur të tolerohet një numër më i madh i infeksioneve, të paktën për sa kohë që spitalet janë në gjendje të mbajnë shtrimet në spital. Sidoqoftë, hartuesit e kësaj strategjie, argumentojnë se rritja e viktimave pritet të verifikohet disa javë pas rritjes së infeksioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje