Në kohën që Partia Demokratike ka ngritur një Komision Hetimor për atë që e quan ‘masakër zgjedhore’ të 25 prillit, procesi verifikues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e nxjerr atë partinë e parë që ka marrë më shumë vota nga sa është votuar në realitet.
Sipas KQZ-së, nga 235 kuti të rinumëruara Partisë Demokratike i janë hequr 60 vota, ose e thënë ndryshe ka marrë 60 vota që në kuti nuk kanë qenë për të, por për partitë e tjera të vogla.
Në vend të dytë është Partia Socialiste që ka marrë sërish më shumë vota nga sa është votuar, me 43 të tilla. Procesi ka zbuluar gjithashtu se votat preferenciale i janë hequr Sali Berishës dhe Edi Ramës, ndërsa Lulzim Bashës i janë shtuar.
Rinumërimi i 10 për qind të votave të KZAZ-ve është një proces i parashikuar nga Kodi Zgjedhor. Ai nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve, por shihet si një mekanizëm ekstra për të përforcuar një proces të drejtë e të ndershëm.
Nga ky proces deri më tani konfirmohet fenomeni i numërimit të votave, ku komisionerët e partive të mëdha ndajnë mes tyre votat e hedhura në kuti për partitë e vogla, që nuk kanë numërues në tavolinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje