Rend dhe Ligj

“Prodhonte ilaç kundër Covid-19”, lirohet mjeku popullor

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për mjekun popullor Frederik Frrokaj, i cili akuzohet për “mashtrim” dhe prodhimin dhe shitjen e lëndëve të rrezikshme për shëndetin.

Po ashtu, gjykata ka liruar nga burgu, edhe nipin e tij, Henri Frrokaj, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Frrokaj bashkë me nipin e tij u arrestuan 2 ditë më parë. 57-vjeçari akuzohet se pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte nipit të tij, pasi takonte personat e interesuar dhe ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Po ashtu, policia pohon se Frrokaj nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit nga një përzierje e acidit klorhidrik me ujë, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë