Zyra e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës tha të hënën se do të kërkojë miratimin e gjykatës për të hapur një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.
Masa vjen vetëm disa ditë pas nisjes së fushatës ruse në Ukrainë dhe prokurori Karim Khan tha të premten se gjykata mund të hetojë krimet e dyshuara që lindin nga luftimet.
Khan tha se hetimi do të shqyrtojë shkeljet e supozuara që datojnë që nga viti 2014, kur Ukraina njohu juridiksionin e gjykatës.
Edhe pse as Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtarë të gjykatës së Hagës, Ukraina i dha autorizimin për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, pas aneksimit të Krimesë nga Moska.
“Ekziston një bazë e arsyeshme për të vazhduar me hapjen e një hetimi”, thuhet në deklaratë. “Në veçanti, që ka një bazë të arsyeshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer si krime lufte, ashtu edhe krime kundër njerëzimit”, vijon prokurori.
“Duke pasur parasysh zgjerimin e konfliktit në ditët e fundit, synimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, shton Khan.
Prokurorit fillimisht do t’i duhet të marrë autorizim nga një dhomë e procedurës paraprake të gjykatës për të nisur hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje