Bota

Prokurorët në Francë kërkojnë burg për ish-Presidentin Sarkozy

 Prokurorët francezë kanë kërkuar dënim me 6 muaj burg për ish-Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.

Ish-Presidenti, mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm në fushatën e vitit 2012, ku ai nuk doli fitues. Sarkozy, pretendoi se shpenzimet e kryera nuk ishin përgjegjësi e tij.

Nga ana tjetër,  prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor për fushatat, duke shtuar, se për të fshehur koston, ish-Presidenti punësoi një agjenci që trajton çështjet e marrëdhënies me publikun.

Për Sarkozy-n po shqyrtohen dhe akuzat tjera si marrja  e pagesave të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.

Burimi: SwissInfo/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë