Prokuroria e Katanias në Itali ka kërkuar mëngjesin e kësaj të hëne 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i grupit të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se Prokurori Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë për kushëririn e ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Për lidhje me Habilajt, në Shqipëri po hetohet edhe ish-ministri Saimir Tahiri.
Prokuroria e Katanias ka kërkuar gjithashtu 12 vite burg e 4 muaj për Meridian Sulaj, ndërsa ‘financieri’ i Habiljave, Nazer Seitin rrezikon 6 vite burg.
Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj; Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.
Organizata kryente trafikun kryesisht nga deti me anë të anijeve të peshkimit dhe më pas u shitej klaneve mafioze në Katania, Siracusa e Ragusa.
Grupi i trafikantëve italo-shqiptarë u shkatërrua nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017-ës gjatë operacionit të koduar “Rosa dei venti”.
Seanca e parë e gjyqit të Habilajve u zhvillua më 31 maj 2018.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje