Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike dhe ish-nënkryetar i PD, u shpreh se PD-ja duhet t’i krijojë vetes një shans të ri.
“PD në rast se nuk bashkohet e ndryshuar, më mirë të rrijë në disa pjesë sepse bën më shumë punë sesa të jetë nën udhëheqjen e një udhëheqësi legjendar, pasi do të bëhej më e vogël.
PD duhet t’i krijonte vetes mundësinë për të pasur një shans të ri. Slogani i Foltores, të bashkohemi përmes votës, është shumë i bukur, por jo i sinqertë. Në PD janë përzënë njerëz me shkelma, me dru, me pushkë dhe tani nuk mund t’u thuash eja votoni. Për shembull, Topalli është larguar me shkelma. Klevis Balliu nuk mund të votohet me Jozefina Topallin”, tha Patozi në emisionin “Debat” në A2CNN.
Por cila është zgjidhja sipas tij?
“Ja kush është ideja ime. Në rast se ti nuk e bën bashkimin real, të harrojmë 6 marsin, 8 janarin, 9 shtatorin, hajde ta ristartojmë PD-në, duke bashkuar edhe rrëke të tjera opozitare, hajde të bëjmë një shtëpi të madhe duke e nisur nga e para, por jo duke pasur udhëheqësin në fillim të paracaktuar, pasi kjo nuk shkon. Unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për një opozitë konfederative, një opozitë shumëngjyrëshe. Nuk ka nevojë për një bllok, për vetëm një parti opozitare që i përfshin të gjitha të tjerat. Koha e provoi se kryetarokracia, kulti i individit e dëmtoi PD-në dhe e çoi në këtë situatë ku është sot”, tha Patozi.
Por a do të rikthehet Patozi në PD? “Unë jam i gatshëm të kontribuoj me aq sa kam mundësi dhe aq sa kam peshë, të kontribuoj në një proces për ndryshimin e opozitës”, tha Patozi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje