Rend dhe Ligj

Prostitucion dhe drogë, tre vlonjatë duhet të deklarojnë pasurinë

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 3 të dënuarve të radhës.

Ata janë Elton Bushi alias Adriatik Canaj banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Vasil (Agim) Çobo, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Klodjan Llanaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Ndër të tjera, OFL thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë