Ndërkohë që protesta e opozitës vijonte, Partia Demokratike ka denoncuar ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të gjithë operatorëve të telefonisë celulare në të gjithë bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike.
Por, AKEP në një deklaratë zyrtare për mediat njofton se ky veprim është ndërmarrë me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
“Me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërprerje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019”.
AKEP njofton se ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve për nevoja të sigurisë publike.
AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson që situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje