Gazeta Si – Në Gjeorgji, 66 protestues u arrestuan dhe rreth 50 policë u plagosën gjatë protestave në Tbilisi, pasi Parlamenti dha mbështetjen e tij për një projektligj për “agjentët e huaj”, i cili kritikët thonë se minon shpresat për t’u bashkuar me vendin.
Policia përdori ndaj tubuesve topa uji dhe sprej piper për të shpërndarë turmat jashtë ndërtesës së Parlamentit.
Në mesin e demonstruesve ishte edhe një grua, e cila valëviti një flamur të Bashkimit Evropian përpara parlamentit të Tbilisit, duke i rezistuar reagimit të policisë – imazhe që u bënë virale në mediat sociale – ku ishin mijëra njerëz të tjerë që dolën në rrugë.
Crackdown on protest against Russia-style 'foreign agents' law in Tbilisi in pictures pic.twitter.com/5xDNdtLZP5
— Formula NEWS | English (@FormulaGe) March 8, 2023
Gruaja, me maskën dhe çantën në krah, tund banderolën blu me yje, nën rrymën e topit të ujit të policisë gjatë protestës, ndërsa disa demonstrues të tjerë i bashkohen asaj.
Sipas TV lokale, ka pasur disa arrestime dhe plagosje në përleshje, duke përfshirë disa gazetarë.
Protestat shpërthyen, pasi ligjvënësit dhanë mbështetjen e tyre fillestare për projekt-ligjin, për të cilin kritikët thonë se përbën një kthesë autoritare dhe mund të dëmtojë përpjekjen e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Duke folur në Berlin më herët të martën, kryeministri gjeorgjian Giorgi Garibashvili ripohoi mbështetjen e tij për projekt-ligjin, duke thënë se dispozitat e propozuara për agjentët e huaj përmbushnin “standardet evropiane dhe globale”.
Por shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se projekt-ligji ishte një “zhvillim shumë negativ” për vendin dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në.






Mijëra njerëz, disa prej të cilëve valëvitnin flamujt e BE-së dhe Ukrainës, u mblodhën para Parlamentit për të dëgjuar kritikët që denonconin projekt-ligjin, sipas së cilit çdo organizatë që merr më shumë se 20% të financimit nga jashtë, duhet të regjistrohet si “agjente e huaj”, ose të përballet me gjoba të konsiderueshme.
Kritikët thonë se ai është i ngjashëm me një ligj të vitit 2012 në Rusi, që atëherë është përdorur për të goditur disidencën.
Presidentja gjeorgjiane, Salome Zourabichvili, e cila ka thënë se do të vërë veton ndaj ligjit nëse vjen mbi tryezën e saj, tha se ishte në anën e protestuesve.
“Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, një Gjeorgji që e sheh të ardhmen e saj në Perëndim dhe që nuk do të lejojë askënd t’ia marrë këtë të ardhme”, – tha ajo në një fjalim të regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.
Rusia shihet si një vend armik nga shumë gjeorgjianë, pasi Moska mbështeti separatistët në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në vitet 1990.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për këtë projekt-ligj që “do të shkelte disa nga të drejtat që janë thelbësore për aspiratat e popullit të Gjeorgjisë”.
Sipas “Ukrainska Pravda”, 76 deputetë votuan pro, ndërsa 13 deputetë votuan kundër. Diskutimi fillimisht ishte planifikuar për 9 mars.
Projektligji iu dërgua më pas Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës për një opinion. Më pas, këto projektligje do të dëgjohen dhe miratohen në leximin e dytë dhe të tretë nga parlamenti gjeorgjian, njoftoi Interfax.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje