Kryetari i PD-së, Sali Berisha përcaktoi dy objektivat e vjeshtës për Partinë Demokratike; protestat dhe primaret për kryebashkiakët.
“Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh.
Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi.
PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj” tha Berisha.
Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.
“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimeve. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha Berisha. Kryrtari i PD-së tha se vjeshta do jetë koha e primareve për kandidatët për kryebashkiake nga PD-ja. Ndërsa sakrësoi edhe njëheër qëndrimin ndaj Enkelejd Alibeajt që po merre pjesë në dy komisione në emër të PD-së, komisioni për reformën dhe ajo territoriale.
Berisha sqaroi edhe qëndrimin e tij në raport me një tjetër kërkesë nga një grup deputetësh të PD-së, ajo për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike që, sipas tij, qëllimi qëndron gjetkë
“PD denoncon përpjekjet e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me pseudo opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. E konsiderojmë këtë akt të Alibashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën. PD do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj lidhur me këto reforma. Sa i përket komisionit për investimet strategjike nuk kam asgjë kundër, por zhvillimet janë shumë shqetësuese dhe do ti ndjekim.
Ka të dhëna tregojnë që synimet janë të kundërta me atë që presin qytetarët. Në rast se do të bëhet transparencë e vërtetë, do ta duartrokasim, por në rast se do të përdoren për të mbuluar afera më të mëdha siç është porti i Durrësit apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna paraprake do reagojmë në kohë”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje