Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha se protesta e PD-së ditën që Europa zbret në Tiranë lidhet vetëm me hallin personal të Sali Berishës.
“Më lejoni të them që në shtëpinë e shqiptarit është zona e mikpritësit, mitingjet në ditë dasmë, siç është samiti i BE-së, bie ndesh me zakonet tona. Halli i Saliut është aq i madh, sa dhe në ditë feste, dasme, të një samiti që nuk ka ndodhur asnjëherë thirret një miting kundër BE-së.
Unë po them sesi e mendoj dhe sesi e mendon çdo qytetar. Viti ka 365 ditë, në një ditë si 6 dhjetori kur e dimë që ka nivel të lartë të sigurisë…
Shqiptari nuk e ka për zakon që ta presë mikun me protestë, shqiptari e ka zakon ta presë mikun siç duhet. Siç u prit George Bush në 2007 dhe miqtë e tjerë të Shqipërisë. Ne na karakterizon mikpritja.
Ka plot ditë të tjera, megjithatë ky është një turp që i takon një personi, për hallin e tij thërret një protestë që BE mos ta shpallë Non Grata. Se ju kam thënë, pas SHBA, Britanisë do e shpallë edhe BE, kujtoni këtu fjalën e Von der Leyen, që KE po shqyrton mundësinë e përafrimit të këtyre personave që minojnë demokracinë. Dhe Berisha është i tillë. Protesta s’është kundër qeverisë shqiptare por për hallin e tij se do shpallet Non Grata.
Sali Berisha është sot i pa pranueshëm dhe për partinë e tij, partinë popullore evropiane”, tha Balla.
Ai nënvizoi se ajo që do të ndodhë më 6 dhjetor nuk do të jetë protestë, por miting.
“Çdo mbështetës i PD-së duhet të kuptojë se ajo nuk është protestë është miting. Se dhe ajo që bëri, s’ishte protestë, ishte miting. Ne si shqiptarë nuk duhet ta pranojmë këtë turp, që na vjen nga një Non Grata nga SHBA, Britania dhe në rrugë për ta marrë nga BE. Protestat e Berishës nuk janë protesta popullore”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje