Politike

Protesta e Berishës te selia e PD, ambasada amerikane: Situatat mund të ndryshojnë shpejt

Një ditë para protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj të shmangim çdo tubim në Tiranë.

Në mesazhin e shpërndarë në faqen e ambasadës, thuhet që qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo grumbullim.

Por ambasada vëren se pavarësisht se shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, “disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit”.

Ambasada këshillon shtetasit e saj të monitorojnë mediat lokale për informacione dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Ditën e shtunë (nesër, 8 janar 2022), ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë para selisë së PD, që sipas tij, ka për qëllim çlirimin e partisë dhe jo dhunën për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha pas referendumit të dy javëve më parë.   Berisha, më herët tha gjithashtu se nëse Basha refuzon të dalë, protestuesit do ta nxjerrin me pekule.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë