Lajme

Protesta e opozitës, policia rrethon parlamentin me tela me gjemba

Qindra forca policie jane gati te godina e parlamentit në prag të nisjes së protestës së opozitës në orën 10.00. Një natë më parë u morën edhe masat e fundit, ku u bë rrethimi me tela me gjemba. Ndërkohë qindra protestues janë nisur që në orët e para të mëngjesit nga i gjithë vendi. Ashtu si edhe të shtunën e shkuar, ata janë organizuar nga degët lokale të Partisë Demokratike. Protesta do të nisë te parlamenti edhe pse seanca u anulua një ditë më parë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas informacioneve të ndërkombëtareve dhe shërbimeve inteligjente se do të ketë dhunë dhe do të tentohet që protestuesit të futen në godinën e parlamentit. Ndërkohë ka një skenar që një pjesë e protestuesve do të zhvendosen para kryeministrisë edhe pse Rama nuk do të jetë në zyrë, porn ë një tur takimesh në jug të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë