Gjatë një konference të përbashkët me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, Rama tha sot se protesta e të shtunës e opozitës nuk ishte e qytetarëve të shqetësuar por e partive dhe militantëve të tyre për pushtet.
Ai nënvizoi se nuk është aspak i shqetësuar nga protesta e këtij lloji dhe tha se opozita mund t’i bëjë sa herë të dojë.
“Për cilën protestë më flisni, për cilët qytetarë më flisni, një non-gratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre? Kjo nuk ka lidhje me popullin, kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar, kjo është një protestë partish për pushtet, për të prishur dhe për të marrë.
Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që u deshën punëtorët për ta larë natën se kështu është ndarë kjo punë, ata bë pis dhe ne pastro.
Ça proteste? As nuk di sa ishin, as nuk i kam parë as nuk më interesojnë fare! Mund ta bëjnë sa herë të duan. Është një çorbë që e kemi parë prej 30-vitesh që e gatuan i njëjti kuzhinier ‘non-grata’ “, tha ai.
Në fund Rama theksoi se i vinte keq për ata militantë të cilët harrojnë se po shkojnë pas disave që paguhen për të bërë dëm në këtë vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje