Mijëra njerëz demonstruan kundër bllokimit në dy qytetet më të mëdha të Australisë. Policia në Sidnei bëri disa arrestime pas përplasjeve të dhunshme.
Në Melburn, protestuesit mbushën rrugët, pasi u mblodhën para Parlamentit të shtetit. Organizatorët i kishin përcaktuar protestat si “manifestime të lirisë”, duke i reklamuar ato në faqet e mediave sociale.
Protesta filloi pasi autoritetet njoftuan hipotezën se kufizimet mund të qëndronin në fuqi deri në tetor. Protestuesit pa maska shkelën rregullat për udhëtimet jo-thelbësore dhe tubimet publike, dhe policia e Sidneit, tha se kishte filluar një “operacion të policisë me monitorim të lartë”, në përgjigje të protestës.
Duke dalë praktikisht të padëmtuar nga vala e parë e pandemisë, rreth gjysma e 25 milionë australianëve, janë tani në izolim në disa qytete, me zemërim në rritje kundër qeverisë, të akuzuar për paaftësi për të siguruar furnizime adekuate të vaksinave. Vetëm 11% e popullsisë është në të vërtetë e vaksinuar plotësisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje