Politike

Protesta në çdo kohë para Parlamentit/ Berisha: Duan të na përjashtojnë nga zgjedhjet

Nga Gazeta Si- Sali Berisha kërkoi nga kryetarët e degëve organizimin e strukturave të PD-së për të pasur një pjesëmarrje masive në protestën e 11 shkurtit.

“Degët e Tiranës duhet ta kenë të qartë se protestat para parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë. Se parlamenti nuk mund të funksionojë si një klub i Edi Ramës, jashtë rregullave, jashtë Kushtetutës. Duhet të mobilizohet si asnjëherë më parë, për protestën në Tiranë. Tirana gjithashtu duhet të derdhet e tëra në shesh, Shqipëria duhet të vërshojë drejt Tiranës. Por ne jemi në revoltë, jemi në protestë, ky është revolucion”, tha Berisha.

Duke u fokusuar te zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha u shpreh se ka një përpjekje për ta përjashtuar grupimin e tij në këtë proces zgjedhor. Akuza e tij lidhet me faktin se KQZ-ja ende nuk ka vendosur se cilit grupim në PD do ti përkasin komisionerët zgjedhorë.

“Ka një përpjekje tjetër siç e dini nga Edi Rama direkt, për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. Kësaj përpjekje do ti përgjigjemi me revoltë të përgjithshme. Edi Rama urdhëron të mos regjistrohet nga kancelari vendimi i gjykatës dhe në kundërshtim flagrant me çdo parim, shpall palë Alibashën, pa qenë palë. Çfarë jemi këtu, në këtë situatë, jemi në një përpjekje primitive hakmarrëse për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. PD do të futet në zgjedhje dhe do të futet vetëm me vulën, logon dhe flamurin e saj. Absolutisht kurrë nuk do të pranojmë të na lejë njeri, të na përjashtojë nga zgjedhjet”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë